Premium Store
02LAJME

Arian Tahiri viziton Qendrat e Mjekësisë Familjare në lagjet dhe fshatrat e Mitrovicës

 

Kandidati për Kryetar Komune në Mitrovicë, Arian Tahiri sot ka vizituar Qendrat e Mjekësisë Familjare në lagjet dhe fshatrat e Mitrovicës, shkruan Mitropol.

Premium Store

Tahiri tha se çdo familje në Mitrovicë ndjehet më e sigurt, sepse qendrat shëndetësore po funksionojnë shumë më mirë.

Postimi i plotë:

Çdo familje në Mitrovicë ndjehet më e sigurt, sepse qendrat shëndetësore po funksionojnë shumë më mirë. Gjatë këtyre viteve jemi përpjekur t’iu qëndrojmë sa më afër banorëve me shërbime shëndetësore më cilësore, sepse shëndeti nuk pret dhe as qytetarët tanë.

Sot, Mitrovica e ka Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare më modernen, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Sot, Mitrovica i ka të rregulluara Qendrat e Mjekësisë Familjare gjithandej lagjeve dhe fshatrave të saj.

Nuk do të lejojmë kurrë që nënat dhe baballarët tanë, fëmijët tanë, të mos e marrin kujdesin që e meritojnë. Nuk do të lejojmë kurrë që banorët e fshatrave të Mitrovicës të ndjehen të harruar.

Shëndeti juaj, prioriteti ynë!

Pellini