
1 shtatori, dita e parë e vitit shkollor, është gjithmonë një festë për nxënësit.
Me këtë rast, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës dhe kandidati për kryetar, Arian Tahiri, vizitoi shkollat në fshatrat Melenicë, Vllahi, Zabërxhë dhe Rashan.
Gjatë vizitave, Tahiri uroi mësimdhënësit për një vit të mbarë pune, ndërsa nxënësve iu dëshiroi shumë suksese në rrugëtimin e tyre arsimor.








