Dukato 2
KOSOVËLAJME

Arifi me akuza të rënda ndaj Kurtit: Do shtrirjen politike në trojet shqiptare për t’i shërbyer propagandës serbe

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka akuzuar rëndë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për sa i përket qasjes së tij në raport me jetën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një reagimi në platformën “X”, Arifi ka thënë se Kurti synon shtrirjen në gjithë trojet shqiptare, me synim, sipas Arifit “t’i ndihmojë propagandave dhe insinuatave serbe ndaj shqiptarëve.

Active 1

“Për vëllezërit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Kurti nuk ka për qëllim ndryshimin dhe prosperitetin e shqiptarëve në MV. Përndryshe, nuk do të kishte mbështetur fraksione partiake si dhe persona që janë sinonim i pushtetit të kaluar.  Ai synon pushtet më të gjerë (Maqedoni, Lugina dhe Shqipëri) dhe më intensiv e totalitar, pra “Krejt dhe Drejt”. Kurti synon shtrirjen e tentakulave të tij në gjithë trojet shqiptare për t`i ndihmuar edhe propagandave dhe insinuatave serbe ndaj shqiptarëve, sikur se Kosova është vatër e konfliktit në rajon”, ka thënë Arifi.

Sipas tijj, Kurti ka ngarkesa të shumta personale, madje thotë se ësht ëbërë kryeministri i parë shqiptar i paraqitur hapur si “anti-amerikan”, sipas Arifit.

“Mos harroni, Kurti me historinë dhe ngarkesat e tij personale është bërë Kryeministri i parë shqiptar që është hapur Anti-Amerikan dhe nxit “besimtarët” e tij kundër SHBA-ve dhe interesave perëndimore.  Për krahasim: në Luginën e Preshevës, Kurti po mbështet financiarisht me miliona Euro një parti shqiptare vasale e Beogradit e cila ka histori dekadore të korrupsionit dhe krimit në Luginë. Kështu ka gjetur duarputhës për të shtrirë pushtetin e tij, sepse pushteti i tij i vetëm në Kosovë pothuajse i ka dështuar në çdo aspekt të jetës. “Zajednicën” e pranoi dhe me të kantonizimin e Republikës së Kosovës, dështime në Shëndetësi, Ekonomi, Arsim dhe në gjitha sferat vitale. Është vështirë për momentin edhe pse jemi shumica, por duhet gradualisht të demaskohet “Guru” i sektit që ka sjellë në ekstazë gjithë popullatën dhe do ta shpie atë drejt vetëvrasjes”, ka thënë Arifi.

 

Weelnes