KOSOVËLAJME

Arifi nga Prekazi: Familja Jashari na dha mësim, në Preshevë po jetojmë me pushtuesit çdo ditë

Me rastin e 26 – vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke i nderuar ata që dhanë jetën për këtë liri që e gëzojmë sot.

Arifi tha se familja Jashari ka dhënë jetën për lirinë dhe largimin e pushtuesit, me të cilin ai tha se në Preshevë po “e jetojnë çdo ditë”.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

“Erdha në këtë vend të shenjët sepse çdoherë që vi këtu është një vend i cili çdoherë krijon të njëjtën ndjenjë, gëzim, krenari por edhe pak mall për këta njerëz që kanë vërë veprën më të madhe që mund të bëjë dikush, të jep jetën e tyre dhe familjes, për një liri dhe idenë i lirisë dhe me largu pushtuesin me të cilin ne në Preshevë jemi ende duke jetuar çdo ditë e më shumë. Shyqyr Zoti, që i kemi pasur me na dhënë një mësim të cilin nuk e harrojmë kurrë,” thotë Arifi.