Armë pa leje në Leposaviq, arrestohet 32-vjeçari – policia sekuestron pushkë, fishekë dhe radio-lidhje

Një rast i armëmbajtjes pa leje është zbuluar mbrëmjen e 31 dhjetorit në fshatin Soçanicë të Leposaviqit, ku Policia ka arrestuar një person dhe ka konfiskuar armë e pajisje të ndaluara.
Ngjarja është raportuar rreth orës 18:45, kur një qytetar është paraqitur në nënstacionin policor dhe ka deklaruar se ishte ushtruar dhunë nga i biri i tij. Njësia patrulluese ka dalë në vendin e ngjarjes dhe, pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, ka realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie dytshe, një fishek gjuetie, një radio-lidhje e markës “Baofeng”.
I dyshuari është arrestuar në afërsi të shtëpisë dhe është shoqëruar në stacion policor. Pas testimit, ai ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit, ashtu si edhe ankuesi. Një dëshmitare është intervistuar dhe ka deklaruar se nuk kishte pasur probleme të mëparshme në familje.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, ndërsa procedimi do të vazhdojë në procedurë të rregullt./Sinjali/








