Aurora Group
02LAJME

“Armend, a je ti?”, komentuesi ia publikon një foto me Thaçin

Ish-analistit pro Vetëvendosjes, tashmë deputet nga radhët e kësaj partie, Armend Mujës, një komentues ia risolli një nostalgji të tij të vjetër – ish-Presidentin Hashim Thaçi, ku Muja, i qeshur e lumturuar, qëndronte krah tij, shkruan Insajderi.

“Armend, a je ti?”, shkroi komentuesi teksa i bashkëngjiti një fotografi të Armend Mujës me Hashim Thaçin.

Premium Store

Këtë nostalgji Mujës komentuesi ia solli në një shkrim ku ai provoi të arsyetonte madhërimin deri në përmasa heroike që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri Oliver Ivanoviqin, të cilin, Kurti, paradoksalisht, atëbotë opozitar, e quante “kriminel lufte”.

Por, Muja, njëjtë sikur kur ishte në ekranet televizive si spin doctor i Vetëvendosjes, dhe ku në mënyrë selektive interpretonte argumentet dhe qëndrimet e asaj organizate politike, tash nën ombrellë të partisë, arsyetoi shefin e tij.

“Dje ka qenë pesëvjetori i vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Nuk ka qenë dita kur flitet për të këqijat që ai i ka bërë, por për të keqen që ia kanë bërë atij.”, shkroi Muja në Facebook,

Kujtojmë se Armend Muja, është një nga apologjetët më të mëdhenj të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Koha