Dukato 2
02LAJMESHNETA

Armend Agolli takon disa mjek mitrovicas, premton ndërtimin e një banje në Mitrovicë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Armend Agolli, sot, ka takuar disa mjek mitrovicas, shkruan Mitropol.

Agolli ka theksuar se vet i takon këtij profesioni dhe se e dinë rëndësinë që ka ky profesion për qytetarët.

Tripika

Agolli shtoi se në planin e tij është edhe ndërtimi i një banje në qytetin e Mitrovicës.

Postimi i plotë:

Shëndetësia është pa dyshim prioritet i imi, jo vetëm pse profesioni im lidhet me të, por sepse jeta e qytetarëve varet prej saj.

Nga vizitat nepër qendrat mjekësore kam vërejtur se aty ka personel të përkushtuar por mungojnë kushtet bazike për shërbime të mira mjekësore.

Ja disa prej premtimeve te mia në këtë fushë:

– QKMF-në do ta zhvendosim në hapësirat e spitalit, atje do ta ndërtojmë një të re;

– Digjitalizimi i shërbimeve mjekësore duke futur module në SISH ( Sistemi Informativ Shëndetësor) ekzistues siç janë: email recepti, djigjitalizimi i radiologjisë, analizave laboratorike, si dhe kontrollimet online të pacientëve;

– Hapja e një Spitali rehabilituese-banjë si Spital special për rehabilitim përmes partneritetit publiko-privat në zonën e Shalës me rreth 6,000 m2;

Më mbani përgjegjës për këto që po them!

#ArmendAgolli #LDK160

Pellini