Armend Muja i kundërpërgjigjet Bërnabiqit për “listën” me serbë që rekomandoi të arrestoheshin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja më 22 dhjetor në profilin e tij në ‘facebook’ kishte publikua një numër emrash të serbëve që drejtojnë grupet kriminale në veri të Republikës së Kosovës. Në shkrimin e tij Muja kishte përfshirë edhe vëllain e Aleksander Vuçiqit, Andrija Vucic si pjesë e “Severna Brigadës” bashkë me Milan Radojicic, Zvonko Veselnivocq e Radule Steviq.
Përveç këtyre emrave, Muja kishte përmendur edhe për persona të ekstremit të djathtë që janë të lidhur me Rusinë, Kishën Ortodokse Serbe dhe Akademinë e Shkencave të Serbisë. Një ndër ta është edhe djali i Aleksander Vuçiqit, Danilo Vuçiq.










