Dukato 2
KOSOVËLAJME

Armend Muja kërkonte vota në Mitrovicë, por nuk e përkrahu asnjëherë KB Trepçën – në “ditë të nxehta” takon Arbër Elshanin e Pejës

Në Mitrovicë gjithçka po frymon me basketbollin, madje edhe politikanët.

Përveç kryetarit Bedri Hamza e nënkryetarit Arian Tahiri, në palestër po vijnë edhe zyrtarët pushtetit qendror që janë nga Mitrovica.

Premium Store

Ministri Faton Peci e deputetja Arjeta Fejza, nuk ia huqin asnjë ndeshjeje të Trepçës.

Mirëpo, për dallim nga të gjithë, deputeti nga Mitrovica Armend Muja nuk frymon me klubin Trepça. Ai nuk është parë në thuajse asnjë ndeshje, ani pse për vota nuk hezitonte të vinte në Mitrovicë përditë.

Përveç që nuk përkrah Trepçën, Muja e ka takuar në këto ditë të nxehta të finales, kundërshtarin e madh të Trepçës dhe ish-zyrtarin e lartë të KB Pejës, Arbër Elshanin.

Ka qenë vetë Elshani që kur ishte në Mitrovicë fyente e provokonte tifozët, që ka publikuar fotografi me Armend Mujën.

“Pasdite e këndshme me mikun tim!”, ka shkruar Elshani.

Kujtojmë që Armend Muja shihet si kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e ardhshme.

Active 1