Armend Muja në Novi Pazar, merr pjesë në një forum ku flitet për të ardhmen e Ballkanit Përëndimorë

Deputeti mitrovicas nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Armend Muja, po qëndron në Novi Pazar, shkruan Mitropol.
Deputeti nga qyteti i minatorëve do të marrë pjesë si panelist në një forum të organizuar nga Klubi Parlamentar i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë “Lugina e Bashkuar- SDA Sandzak”.
Forumi që do të mbahet në Novi Pazar do të trajtojë temën “Ushtrimi i të drejtave të pakicave në procesin e integrimit evropian dhe euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor”.

Ndërsa, përveç Mujës në këtë forum si panelistë janë të ftuar edhe nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje njëkohësisht edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fatmire Kollçaku, si dhe anëtari i KQZ nga rradhët e VV-së, Sami Kurteshi. /Mitropol/








