
Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, i përfaqësuar nga kryetari Ekrem ef. Avdiu, ka pranuar një veturë transporti (kombi) si dhuratë nga biznesmeni mitrovicas Armend (Behxhet) Xhosha.
Kjo veturë është dhuruar për nevojat e Bashkësisë Islame, duke reflektuar shembullin e bamirësisë dhe devotshmërisë.
Kryetari Avdiu ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj bamirësit, duke lutur Allahun që ta shpërblejë me shëndet, begati dhe mirësi në të dy botët, si dhe t’i mundësojë që të vazhdojë të jetë kontribues dhe bamirës në të ardhmen.








