Active 2
02LAJME

Arratiset një burrë në Leposaviq pasi rrahu gruan

Gjatë ditës së djeshme është raportuar në polici se një burrë ka sulmuar fizikisht një grua në fshatin Zemanicë të Leposaviqit, shkruan Mitropol.

Deri tek sulmi fizik raportohet të ketë ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Active

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”, thuhet në raport policor.

Active 1