LAJME

Arrestimi i serbit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi, kemi prova të mjaftueshme

Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut Veton Elshani, pas arrestimit të Marko Dantiqit për sulmin e ndodhur ndaj KFOR-it në 2023-tën në Zveçan, tha se “nuk do të ndalemi në asnjë moment”.

Market Florenti
Roadside

“Ne nuk do të ndalemi në asnjë moment, për neve është me rëndësi që të kemi prova dhe fakte të mjaftueshme për një person që ai të arrestohet”, u shpreh ai.

Market Florenti
Koha
Florenti Company
Market Florenti

Elshani tutje tha se kanë edhe shumë raste të tjera të rëndësishëm përpos atij të lartcekurit.

“Ne kemi shumë arrestime të tjera, dhe raste të ndjeshme të cilat ndodhin në veri të vendit, dhe që janë po aq të rëndësishme sa edhe ky sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it”, tha ai në Klan.

Ai mes tjerash theksoi se nuk ka vend në veri të vendit që policia nuk ka qasje në të.

“Çka është shumë me rëndësi, është se ne nuk ka vend në veri të vendit, ku ne nuk ndërhyjmë, ku ne nuk kemi qasje. Kjo është me rëndësi për hetim kualitativ të rastit, dhe për një zhvillim  kualitativ të jetës në veri të vendit”, tha ai.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj serbit, Marko Dantiq, i cili u arrestua për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan në maj të vitit 2023.