Arrestohen 107 persona për trafikim droge në Spanjë, shumica shqiptarë

Njëqindeshtatë persona, kryesisht shqiptarë janë arrestuar gjatë një dite aksioni më 13 korrik që përfshiu autoritetet e zbatimit të ligjit në Spanjë, Gjermani dhe Shqipëri, duke çmontuar një rrjet të organizuar kriminal të trafikimit të drogës.
Grupi kriminal besohet se po menaxhonte plantacionet e kanabisit në Spanjë ku ata kultivonin dhe përpunonin marihuanën, para se të transferohej në vendet e tjera evropiane për shpërndarje të mëtejshme.
Në ditën e aksionit, rreth 400 policë në terren kryen bastisje të njëkohshme në 42 vende të ndryshme në Spanjë.








