Arrestohen dy persona që po kërkoheshin nga Gjykata e Mitrovicës, njëri nga ta u zu në Aeroportin e Prishtinës

Gjykata themelore në Mitrovicë kisjte lëshuar urdhërarrest për dy persona të cilët po kërkoheshin për t’u dërguar në mbajtje për vuajte të dënimit, shkruan “Mitropol”.
Njëri nga ta u arrestua dy ditë më parë në rrugën “Bedri Gjinaj”, në qendër të Mitrovicës rreth orës 16:10 të pasditës në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.
I kërkuari u dërgua në vuajtje të dënimit.
Gjersa dje, Policia arriti ta arrestojë të kërkuarin tjetër në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë “Adem Jashari”, njofton Mitropol. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Mitropol/








