Pellini
KOSOVËLAJME

Arrestohen dy të arratisurit për kryerje të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’

Policia e Kosovës sot ka arrestuar dy të dyshuar të cilët kanë qenë në kërkim tash e një muaj, njofton ‘Mitropol’.

36 vjeçari M.K si dhe 63 vjeçari F.H janë arrestuar në Podujevë, si dhe të dyve u janë sekuestruar edhe prova materiale.

Aurora Group

“ Të njëjtit dyshohen se me datën  16 mars 2023, në rrugën “Mic Sokoli” në Vushtrri, kanë kryer veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ “, thuhet në raportin policorë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë./Mitropol

Weelnes