
Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka kontrolluar dy shtëpi në rrugën “Skender Bllaca” në Vushtrri, ku edhe janë arrestuae dy të dyshuar, shkruan Mitropol.
Në lokacionet ku kanë ndodhur bastisjet, janë gjetur e konfiskuar një AK47 me 31 fishekë.
Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.