Premium Store
02LAJME

Arrestohen Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj, të dyshuar për korrupsion

Ish-nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka dhe ish-drejtori për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Hysen Muzliukaj janë arrestuar sot, mëson “Mitropol” nga burimet e veta brenda Prokurorisë.

Mujka tash kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, u arrestua nën dyshimin për korrupsion, derisa po ushtronte detyrën e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës sa po komunë udhëhiqej nga kryetari Agim Bahtiri si dhe ishte edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.

Aurora Group

Veç tij Policia ka arrestuar edhe ish-drejtorin Hysen Muzliukaj, poashtu drejtor i Agim Bahtirit, tash këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci.

Burime të “Mitropol”, njoftojnë se gjatë arrestimit u janë bastisur edhe banesat dy të dyshuarve ku janë konfiskuar një shumë parashë./Mitropol/

Weelnes