TEB
02KOSOVËLAJME

Arrestohen tri gra nga bastisja e Policisë në katër komunat veriore

Njësitë policore kanë zhvilluar dje një operacion në disa komuna në veri të vendit.

TEB

Arsyeja e bastisjeve dyshohet të jenë kërcënimet nga Qendra për Punë Sociale ndaj disa qytetarëve një ditë para zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe falsifikimi i dokumenteve.

TEB

Kontrolli u krye me leje urdhër të Gjykatës, pasi një ditë para zgjedhjeve, disa zyrtarë të kësaj qendre dyshohen se i kanë kërcënuar disa qytetarë, duke iu treguar se kë të votojnë përmes telefonit por të njejtit edhe po falsifikojnë dokumente.

Si rezultat i kontrolleve të kryera, janë arrestuar tri gra të dyshuara, të cilat dyshohet se ishin të përfshira në këto aktivitete kriminale.

Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar dokumente të ndryshme, të cilat pritet të shërbejnë si prova në procesin hetimor.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani e ka konfirmuar këtë për “Mitropol”.

“Me 08 shkurt 2025 një ditë para zgjedhjeve Parlamentare ne Kosove, ne kishim arrestuar 4 persona (zyrtar te Qendrës për Pune Sociale ne Zubin Potok) ne lidhje me veprën cenim i përcaktuesve te votuesve.

Ne fakt këta zyrtarë të qendrës për pune sociale e cila ishte ne strukture paralele/ilegale dyshohej se kane thirrë qytetarë te ndryshëm ne telefon dhe nen formën e kërcënimit i kane detyru apo udhezu se si te votojnë duke i kushtezu ndihmat sociale me votën e tyre ne favor te një partie te caktuar politike e cila ishte ne gare për zgjedhjet parlamentare ne Kosove.

Lidhur me punën tone hetimore ne e kemi njoftu Prokurorinë Themelore ne Mitrovice nga te cilët kemi kerku qe te na lejohet kontrolli i këtyre qendrave me qellim te zbulimit te provave me te cilat do te vërtetohet saktë mënyra e veprimit te këtij aktiviteti te kundërligjshëm e qe cilësohet si falsifikim i dokumenteve.

Prokuroria Themelore ne Mitrovice e ka aprovu kërkesën tonë dhe e ka dërgu mandej kërkesën e vet për urdhër te kontrollit në Gjykate gjë të cilën edhe e ka marrë dhe tani jemi në kontroll të këtyre qendrave me urdhër te Gjykatës”, ka potencuar ai dje.

Pas intervistimit nga organet e hetuesisë, të dyshuarat janë liruar me vendim të prokurorit, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt ligjore.

Policia ka theksuar se lufta kundër falsifikimit të dokumenteve dhe aktiviteteve të tjera ilegale do të vazhdojë me intensitet të shtuar, duke apeluar qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë.

Koha