KFC
02LAJME

Arrestohet 68 vjeçari mitrovicas U.S për armëmbajtje pa leje

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale Mbajtje në pronësi, posedim kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve.

Njësite policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, mbi bazën e veprimeve konkrete në zbatim të detyrave dhe përgjegjësive ligjore, për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë ditës së sotme kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale Mbajtje në pronësi, posedim kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve.

Medi

Arrestimi i të dyshuarit U.S., 68 vjeçar, shteas i Republikes së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguaruara pasi i njëjti në rrugën Adem Voca në Mitrovicë, është hasë në tregë duke shitur gjëra të paautorizuara. Me çrast në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë konfiskuar: njëmbdhjetë (11) sprej, pesë (5) shufra metalike dhe tre (3) palë pranga.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll dhe shfrytëyim i paautorizuar i armëve’.

Roadside