Medi
02KOSOVËLAJME

Arrestohet edhe personi i dytë i dyshuar për vrasjen e rëndë në Skënderaj

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari pas vrasjes së ndodhur sot në Skenderaj, ku mbeti i vrarë një 42-vjeçar.

Market Florenti

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, autoritetet kanë sekuestruar një armë të gjatë, një karikator me 30 fishekë dhe 15 fishekë të një kalibri tjetër.

TEB

Ndërkohë, si i dyshuar kryesor për rastin është arrestuar H.I., 62 vjeç, të cilit i janë konfiskuar tri armë të tipit revole. Policia ka njoftuar se një tjetër person i përfshirë në ngjarje është ende në kërkim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Në lidhje me rastin, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë Jug, pas veprimeve intensive kanë arritur të identifikojnë lokacionin dhe të arrestojnë edhe personin e dytë të dyshuar për këtë rast, shkruan “Mitropol”.

I dyshuari B.I, mashkull, 33 vjeç është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin.

Në këtë rast, hetuesit në koordinim me prokurorin janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore për ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit./Mitropol/

Market Florenti