Premium Store
02LAJME

Arrestohet hajni që kreu 4 grabitje gjatë muajve të fundit në Mitrovicë

Në orët e paradites së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë, kanë arrestuar një person të dyshuar për katër raste të veprës penale “grabitje”, njofton “Mitropol”.

Veprimet e hetuesve policorë janë finalizuar sot, ku ka rezultuar me  identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar: B. M., 40 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës.

Aurora Group

“Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për përfshirje në katër raste të grabitjes, raste këto të ndodhura mujave të fundit në Mitrovicë.”, ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i PK-së për Mitrovicën e Jugut për “Mitropol”.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Mitropol/

Active 1