Mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 “Mitropol” raportoi se një person është therrur me thikë.
Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.
“Incidenti ka ndodhur në sheshin Skenderbeu në Mitrovicë, ku pas një përleshje lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull i moshës se mitur.”, tha ai për “Mitropol”.
Zahiti njoftoi se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar i moshës së mitur.
Drejtori Mjekësor në Spitalin e Mitrovicës, Gëzim Berisha ka njoftuar për “Mitropol” se gjendja shëndetësore e të riut i cili është plagosur aktualisht është stabile.
“Ka marrë plagë në gjymtyrë dhe bark. Plaga në bark është serioze, por gjendja për momentin është stabile. Është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Berisha për ”Mitropol”.