Premium Store
KOSOVËLAJME

Arrestohet i riu që alarmoi qytetarët duke i ndalur në autostradë me alarm të policisë

Është arrestuar njëri nga të rinjtë të cilët të enjten në magjistralen Prishtinë – Pejë rrezikuan qytetarët duke i ndaluar veturat me alarm të policisë.

Ata kishin vendosur në veturën e tyre alarmin e Policisë së Kosovës dhe në këtë formë kanë ndaluar disa vetura.

Premium Store

Njëri nga të dyshuarit momentalisht është duke u marrë në pyetje derisa dyshohet që kjo nisi si një shaka duke qenë se edhe videon e kanë publikuar vetë të rinjtë në rrjetet  e tyre sociale.

E kjo video shumë shpejtë u shpërnda edhe në shumë faqe të tjera, derisa policia ka nisur hetimet dhe është duke ndërmarrë masat e nevojshme.

Në video ata dëgjohen duke komentuar tabelat e veturave të tjera dhe duke qeshur e duke i ndalur qytetarët. Ata madje prezantohen si policë civilë.

Në një moment siç shihet edhe në video ata ndalin një veturë me tabela të Serbisë madje e pyesin se pse po qarkullon në autostradë me këto tabela sepse është në rrezik.

SHIHNI VIDEON DUKE KLIKUAR KËTU

Koha