Active 2
02LAJME

Arrestohet mitrovicasi që hoqi flamurin serb në Zveçan

Gjatë ditës së sotme është arrestuar një person i quajtur Kujtim Peci, i cili dyshohet se ka larguar flamurin e Serbisë të vendosur në një kodër në Zveçan.

Policia e Kosovës e kanë çuar në stacion personin në fjalë nën dyshimin për nxitje dhe mosdurim.

eKiosk

Nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin për jepi zë, ndonëse jo zyrtarisht, duke potencuar se arrestimi është kryer para disa orëve dhe personi pritet të lihet i lirë më pas.

Siç mësohet, rasti pritet të dërgohet në procedurë të rregulltë dhe Kujtim Peci do të hetohet për të.

“Po është arrestu”, kanë thënë nga Policia.

Kujtojmë që personi i njëjtë kishte qenë i arrestuar edhe kohë më parë, pasi kishte kërcënuar ish-presidentin Hashim Thaçi.

Koha