Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Arrestohet mitrovicasi që konsumon substanca narkotike dhe ka probleme mendore, kërcënoi një grua me thikë

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 05:00, nën akuzën për kanosje me armë të ftohtë, njofton Mitropol.

Roadside

Incidenti ndodhi në Mitrovicë, ku i dyshuari dyshohet se ka kanosur një grua duke përdorur një thikë.

TEB

Sipas burimeve zyrtare, i dyshuari raportohet se ka probleme të shëndetit mendor dhe është përdorues i substancave narkotike, gjë që mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij gjatë incidentit.

Pas ndërhyrjes së shpejtë të njësive policore, i dyshuari u arrestua dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme. Viktima fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa autoritetet janë duke hetuar rrethanat e plota të rastit.

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes dhe bashkëpunim nga qytetarët në raportimin e rasteve të ngjashme dhe thekson se do të vazhdojë të ndërmarrë masa të rrepta për parandalimin e veprimeve që cënojnë sigurinë publike./Mitropol/

Koha