Premium Store
02LAJME

Arrestohet mitrovicasi, shkoi i dehur në Spital dhe theu derën dhe shtratin e spitalit

Rastet kur qytetarët në gjendje afekti shkaktojnë dëme ndaj pronës publike janë të shumta gjithandej Kosovës.

Një rast i tillë është shënuar të dielën e 8 tetorit në ora 01:05 pas mesnate në një spital në Mitrovicë, njofton “Mitropol”.

Aurora Group

Një qytetar ka shkuar në gjendje të dehur për trajtim mjekësor në një spital, dhe i njëjti si pasojë e veprimeve të pakontrolluara ka dëmtuar një derë dhe një shtrat.

I njejti është arrestuar nga Policia e Kosovës pas dëmeve që ka shkaktuar.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është ndaluar deri në këndellje dhe pas intervistimit është liruar.

Active 1