Pellini
02LAJME

Arrestohet në rrugën “Bislim Bajgora” i riu nga Mitrovica

Gjatë ditës së sotme, dy persona të kërkuar nga Gjykatat në Kosovë janë kapur nga Policia, në dy qytete të ndryshme. E njëri prej tyre është arrestuar në Mitrovicë, teksa tjetri në Podujevë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se i dyshuari nga Mitrovica u kap në rrugën “Bislim Bajgora”, në orët e pasdites. K.Z., 28-vjeçar, pasi u ndal nga një njësi policore, rezultoi se po kërkohej në bazë të një urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Weelnes
Pas arrestimit, ai është shoqëruar në Gjykatë, ku edhe ka paguar gjobën, në vend të dënimit.
Weelnes