Aquapark 1
02KOSOVËLAJME

Arrestohet në veri i dyshuari për falsifikim dokumentesh – i konfiskohet pistoletë ajrore, pas tij i arrestohet edhe bashkëpunëtori

Një operacion policor në veri të Mitrovicës ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për falsifikim dokumentesh, shkruan Mitropol.

Policia njofton se gjatë kontrollit të kryer ndaj të dyshuarit janë sekuestruar një pistoletë ajrore dhe një telefon celular, të cilat dyshohet se janë përdorur në veprimtarinë e tij të kundërligjshme.

eKiosk

Me urdhër të prokurorit të rastit, personi është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme hetimore. Po ashtu, në lidhje me të njëjtin rast, në pikëkalimin kufitar Jarinjë është arrestuar edhe një person tjetër i përfshirë në këtë çështje. Edhe ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit./Mitropol/

Koha