Dukato 2
02LAJME

Arrestohet në Vushtrri i kërkuari për vuajtjen e dënimit prej 3 vitesh e 3 muajsh burgim

Abuzimi me të drejtën, shmangia nga drejtësia apo moszbatimi i vendimeve gjyqësore janë fenomene që shpesh shfaqen në vendin tonë, por autoritetet ligjzbatuese po ndërmarrin veprime konkrete për të ekzekutuar urdhërarrestet e lëshuara nga gjykatat.

Mësohet se më 23 maj 2025, rreth orës 21:30, në qytetin e Vushtrrisë, është arrestuar një person ndaj të cilit ishte lëshuar urdhëresë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Weelnes

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Arben Gergjaliun, i cili është kapur nga Policia dhe është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, për të nisur vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 3 vitesh e 3 muajsh.

Ekzekutimi i urdhëresës është bërë në bazë të vendimit të gjykatës, ndërsa autoritetet gjyqësore dhe policore kanë konfirmuar se i dënuari është tashmë në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Dukato 1