Arrestohet një burrë në Leposaviq, e kanosi përmes telefonit ish të dashurën
Është arrestuar dje një burrë në Leposaviq, nën dyshimin se e ka kanosur përmes telefonit ish të dashurën e tij.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Leposaviq 06.11.2024-13:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ka kanosur përmes telefonit viktimën femër kosovare, ish të dashurën e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.