Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi që e kishte rrahur gruan e tij, te hyrja e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se gjersa ishte te hyrja e QKUK-së është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt