Arrestohet një burrë në Zubin Potok, e bëri për spital një 12 vjeçar
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Zubin Potok, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një 12 vjeçar.
Rastin në polici e ka raportuar nëna e të miturit, shkruan Mitropol.
Motivi i rastit dyshohet të kenë qenë problemet që kishte viktima me djalin e të dyshuarit.
“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport.