Arrestohet një i mitur që punonte delivery, po shpërndante drógë bashkë me hamburgera

Gjatë mbrëmjes së sotme në Pejë, policia ka arrestuar një 16-vjeçar i cili punonte si shpërndarës me motoçikletë për ushqime të shpejta.
Burimet e Indeksonline kanë mësuar se policia civile e ka zënë të miturin duke e shfrytëzuar punën e tij për shpërndarje të lëndëve narkotike.
I njëjti është arrestuar, dhe është dërguar në Stacionin e Policisë në Pejë.
Tashmë është kontaktuar edhe policia për informacione shtesë, por deri më tani nuk ka përgjigje.