Market Florenti
02KOSOVËLAJME

Arrestohet një nga të dyshuarit për vjedhjen me maska në Veda Petrol, i dyshuari i dytë në arrati

Një grabitje nën kërcënimin e thikës ka ndodhur dje në rreth orës 03:10 të mëngjesit të në një pompë derivatesh të “Veda Petrol” në Stanovc të Vushtrrisë, shkruan “Mitropol”.

Market Florenti

Grabitja u krye nga tre persona të maskuar të cilët kanë arritur që të marrin pazarin ditor dhe pastaj kanë ikur me veturë në një drejtim të panjohur.

TEB

Me urdhër të prokurorit, rasti u cilësua si ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen dhe të kapen të dyshuarit.

Rasti u lajmëruar në Polici nga dy punonjësit e pompës.

Gjatë zhvillimit te hetimeve intensive policore janë identifikuar dy prej të dyshuarve dhe automjeti me të cilin të dyshuarit kanë kryer veprën penale.

Lidhur me rastin Policia ka njoftuar se është arrestuar njëri i dyshuar mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.

Ndërsa i dyshuari i dytë i identifikuar nuk është hasur në shtëpi dhe rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore./Mitropol/

Market Florenti