TEB
02KOSOVËLAJME

Arrestohet një nga të dyshuarit për vrasjen në Skënderaj, tjetri ende në arrati

Një rast i rëndë ndodhi sot në Skenderaj, ku një person u ekzekutua me armë zjarri, për motive akoma të panjohura. Viktima Ismet Ibishi mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes, ndërsa tashmë janë identifikuar dy persona të dyshuar, njëri prej të cilëve është Hisni Ibishi.

TEB

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka deklaruar se rasti i vrasjes së 42-vjeçarit në Skenderaj është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

TEB

Lidhur me rastin janë dy të dyshuar, teksa “Mitropol” mëson nga burime të sigurta se njëri nga ta është arrestuar ndërsa tjetri është ende në arrati.

Market Florenti