Arrestohet një person në Vushtrri, iu gjetën substanca narkotike gjatë kontrollit nga zyrtarët policorë

Vushtrri- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar F.Z (27-vjeçar), nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga Policia, ku thuhet se arrestimi i të dyshuarit u bë nga zyrtarët policorë në Vushtrri, në orët e paradites së të hënës.
“Arrestimi i të dyshuarit F. Z .,27 -vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është realizuar në fshatin Dervarë në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një veturë me ç’rast gjatë kontrollit brenda në veturë është gjetur një kavanoz me substancë të dyshuar narkotike”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se me rrjedhën e mëtejme hetimore, po vazhdon njësia përkatëse në kuadër të DHTN- në Mitrovicë. /BetimipërDrejtësi








