KFC
02KOSOVËLAJME

Arrestohet një person për dhunë në familje në Mitrovicë

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në Mitrovicë, ku Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kërcënimin e një gruaje, shkruan “Mitropol”.

Medi

Sipas raportit policor, i dyshuari është kapur nga autoritetet pasi dyshohet se ka kanosur gruan e tij, viktimë e rastit. Pas intervistimit të tij në stacionin policor, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

TEB

Institucionet policore kanë njoftuar se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit dhe për të garantuar sigurinë e viktimës.

Rastet e dhunës në familje mbeten një shqetësim i madh në shoqëri, ndërsa autoritetet vazhdojnë të bëjnë thirrje që qytetarët të raportojnë çdo rast të tillë për të parandaluar dhunën dhe për të mbrojtur viktimat./Mitropol/

Koha