Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Arrestohet një person për krime lufte në Mitrovicë

Një person është arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Aurora Group

Burime të Sinjalit konfirmojnë se arrestimi është bërë në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë dhe hetuesit e specializuar për krime lufte.

TEB

I dyshuari dyshohet se ka qenë pjesëmarrës në veprime që përbëjnë vepra penale të krimeve të luftës, përfshirë dhunë fizike dhe keqtrajtime ndaj civilëve në zonën e Mitrovicës dhe rrethinë, gjatë vitit 1999.

Aktualisht, i arrestuari ndodhet në ndalim policor dhe ndaj tij pritet të caktohet masa e paraburgimit. Hetimet janë në zhvillim nga Prokuroria Speciale, e cila nuk ka dhënë ende detaje shtesë për identitetin apo profilin e të dyshuarit, për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

TEB