Arrestohet një person për shtënie me armë zjarri në Skenderaj

Foto Ilustrim
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Llaushë te Skenderajt pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, shkruan Mitropol.
Në raportin e policisë thuhet se në vendin e ngjarjes nga i dyshuari është konfiskuar një armë me gaz si dhe janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.”, thuhet në raport.








