Foto ilustrim
Policia e Kosovës sapo ka arrestuar një person të nacionalitetit serb në Leposaviq, mëson ekskluzivisht “Mitropol”.
Bëhet fjalë për arrestimin e serbit me inicialet D.M.
Dyshohet se në Leposaviq se mund të ketë persona që janë të ivoluar në hedhjen e mjetit shpërthyes në kanalin e Iber-Lepencit në Zubin Potok.
“Mitropol” tashmë ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe ndodhet në pritje të konfirmimit të rastit.
Kujtojmë se sot Njësia Speciale e Policisë kreu bastisje në fshatrat Varagë dhe Uglarë, pranë vendit ku ndodhi shpërthimi i mbrëmshëm i kanalit të Ibër-Lepencit, lajm ky të cilin e konfirmoi për Mitropol edhe Veton Elshani, zv.drejtor i PK-së për rajonin e veriut./Mitropol/