TEB
LAJME

Arrestohet për armëmbajtje pa leje një person në Leposaviq

Policia e Kosovës ka arrestuar për armëmbajtje pa leje një person në Soçanicë të Leposaviqit, shkruan Mitropol.

KFC

I dyshuari mashkull kosovar është hasur nga patrulla policore me një pushkë gjuetie dhe 12 fishekë.

TEB

Pas kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe sekuestruar tri pushka të tjera dhe 197 fishekë kalibrash të ndryshëm.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.

Market Florenti