Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e kaluar në Zveçan

Një person i nacionalitetit serb është arrestuar mëngjesin e sotëm në Mitrovicë të Veriut.
Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani i cili ka thënë se i njëjti dyshohet për rastin e 29 Majit 2024 në Zveçan, ku 93 ushtarë të KFOR-it janë sulmuar.
“Rreth orës 11:00 kemi asistua Krimet e Rënda të Prishtinës në arrestimin e një personi në Mitrovica Veri. I dyshimtë për rastin e 29 Majit 2024 ku 93 ushtarë të KFOR-it ishin lënduar”, ka deklaruar Elshani.