Arrestohet serbi Sreçko Sofronijeviq i cili ishte përplasur me Policinë e Kosovës në aksionin për parandalim të kontrabandës

Foto ilustrim
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka arrestuar serbin, Sreçko Sofronijeviq.
Lajmi është konfirmuar nga zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Arrestimi i Sreçko Sofronijeviq është bërë në Bërnjak dhe ndaj të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.
Sofronijeviq ishte në kërkim nga autoritetet e Kosovës, si pjesëmarrës në përplasjet e serbëve kundër aksionit të Policisë së Kosovës në parandalimin e mallrave kontrabandë.







