LAJME

Arrestohet vajza që shpërndau fotot e dy motrave të mitura në Mitrovicë, i kërcënon ato në sy të Policisë

Dje është raportuar për një rast të ngacmimit seksual në qytetin e Mitrovicës, ku viktima janë dy motra të mitura. Fotografitë e tyre me shkrime denigruese u shpërndanë në një llogari në rrjetin social TikTok, çka bëri që nëna e tyre të kërkojë ndihmën e Policisë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas veprimeve hetimore është arritur që të identifikohet e dyshuara, e cila po ashtu është e moshës së mitur.

Market Florenti
Koha
Market Florenti
Florenti Company

15-vjeçarja është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prezencën e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe të njëjtës i janë gjetur fotografi dhe incizime të të miturave në telefonin e saj.

E dyshuara në prezencën e Policisë, ka kërcënuar dy motrat e mitura.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që e dyshuara të ndalohet për 24 orë dhe ndaj të njëjtës është iniciuar rasti për veprat ‘Ngacmim seksual’ dhe ‘Kanosje’.