Medi
KOSOVËLAJMESHNETA

Arrijnë 35 mijë doza të vaksinës PFIZER në Kosovë, donacion nga SHBA, reagojnë edhe nga Departamenti i Shtetit

Gjatë ditës së sotme kanë arritur plotë 35 mijë doza të vaksniës Pfizer në Kosovë, shkruan Mitropol.

Këto doza me vaksinën Pfizer, janë donacion i dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e që ditëve në vijim pritet të vijnë edhe plotë 500 mijë doza në total si ndihmesë nga aleati më i fuqishëm i Kosovës, SHBA.

Active 1

Donacioni i SHBA-ve është pritur nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Të dy zyrtarët shetërorë kanë falënderuar SHBA-në për ndihmën e vazhdueshme që po i bëjnë Kosovës.

 

Në lidhje me këto vaksina pati reagime edhe nga Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit në SHBA, Ned Price, përmes një postimi në tëitter theksoi se Kosova e shëndetshme dhe e pavarur është një partner i fuqishëm për SHBA-në.

“Një Kosovë e shëndetshme dhe e pavarur është partner i fuqishëm për ShBA-në”, shkroi  Price.

Kujtojmë që intensiteti për tu vaksinuar është rritur mjaftë shumë ditëve të fundit në Kosovë.

Koha