Aurora Group
02

Arsimtari mitrovicas që u konvertua në katolik sot 1 vit, dikur thoshte se donte të varrosej pa kryq e pa hënë

Arsimtari mitrovicas Ahmet Musa sot e 1 vit më parë kishte njoftuar se është konvertuar në kishën katolike në Mitrovicë, duke marrë emrin Shqiptar Shaljani, shkruan “Mitropol”.

“Sot me 17.11.2024 në Kishën Katolike “Shen Kryqi”ne Mitrovicë në orën 11, 00 unë u pagëzova ne fenë katolike , fenë e të parëve me emrin , Shqiptar Shaljani.
Zoti i bekoftë shqiptarët!”, kishte shkruar ai.

Weelnes

Musa, tash Shaljani u bë i njohur me idenë e tij për ndërtimin e një katedraleje në banorë, ide kjo që u kundërshtua ashpër nga banorët e fshatit.

Por, para dy vitesh ishte vet ai që kishte lënë testament publik që s’donte të varrosej as me hoxhë e as me prift, as me kryq e as me hënë, por vetëm me flamur kombëtar sepse siç thoshte ai, Zoti i tij ishte atdheu i tij.

Mirëpo duket se përgjatë një viti arsimtari mitrovicas ndërroi mendje andaj edhe përqafoi krishterizmin./Mitropol/

Premium Store