Medi
LAJME

Arsimtarja e matematikës në shkollën “Migjeni”, Bahtije Smajli shpallet mësimdhënësja e vitit në Mitrovicë

Arsimtarja e Matematikës në Shkollën Fillore “Migjeni”, Bahtije Smajli është shpallur sot mësimdhënesja e vitit në Mitrovicë, njofton Mitropol.

Shpallja e Smajlit si mësimdhënësja e vitit erdhi si rrjedhojë e angazhimit të madh të saj me nxënësit e shkollës, duke e nxjerrë shkollën fituese në gara të shumta.

Weelnes

Ceremonia e shpalljes së “Mësimdhënësit të Vitit” u mbajt në Qendrën e Kulturës” në Mitrovicë, me praninë e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, drejtoreshës së Arsimit, Drita Kadriu dhe anëtarëve nga ekzekutivi komunal.

Çmimin arsimtares Smajli ia ndau kryetari i komunës, Bedri Hamza./Mitropol/

Active 1