
Artistja e famshme nga Kosova, Mimoza Rraci ka arritur që zërin e saj ta bëj të ndëgjohet në tërë botën me punën që bën, shkruan Mitropol.
Kësaj radhe ajo ka ardhur në Mitrovicë që ta pikturoj një mural të qytetit të minatorëve.

Këtë mural ajo po e realizon në hapësirat e ProCreditBank në qendër të qytetit, tek rruga “Mbretërsha Teutë”.

Siç shihet edhe në fotografi, në muralin e saj po zënë vend të gjitha monumentet identifikiese të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë./Mitropol/







