
Përpara fillimit të derbit të sotëm italian mes Juventusit dhe Interit, komentatori i Art Sport, Andin Lokaj ka eskaluar në fyerje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Lokaj e quajti Kurtin “hajvan”.
“Hajvani më i madh në histori të njerëzimit”, u shpreh Lokaj në ndeshjen që po bëhej gati ta komentonte.
Për rastin ka reaguar ArtMotion, e cika ka kërkuar falje për incidentin gjatë komentimit të ndeshjes Juventus-Inter.
“ArtMotion shpreh keqardhje për komentet e pahijshme që kanë ndodhur nga komentatori Andin Lokaj në ndeshjen e luajtur sonte ne mes Juventus dhe Inter në kanalin Sport1”.
“ArtMotion ka inicuar procedurën e masës disiplinore për këtë lëshim të rëndë profesional ndaj komentatorit Lokaj”.
Njoftimi i plotë:
ArtMotion kërkon falje për incidentin gjatë komentimit të ndeshjes Juventus-Inter
ArtMotion shpreh keqardhje për komentet e pahijshme që kanë ndodhur nga komentatori Andin Lokaj në ndeshjen e luajtur sonte ne mes Juventus dhe Inter në kanalin Sport1.
Vlerësojmë se gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend dhe joprofesionale.
ArtMotion sapo ka vërejtur se çka po ndodh ka marrë menjëherë masa për ta ndërruar komentatorin, duke e zëvendësuar me komentatorin Arbon Flugaj, i cili ka vazhduar komentimin deri në fund të ndeshjes.
ArtMotion ka inicuar procedurën e masës disiplinore për këtë lëshim të rëndë profesional ndaj komentatorit Lokaj.
ArtMotion distancohet nga kjo sjellje, shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe iu kërkon falje të gjithë atyre që e kanë shikuar ndeshjen.